Dyshja më e komentuar e momentit në “Ferma VIP”, Vanesa dhe Indri, kanë pushtuar rrjetet sociale.
Videot ku ata shfaqen duke u puthur, përqafuar apo duke zhvilluar biseda të ndjera po bëjnë xhiron e internetit, të mbështetura fuqishëm nga një numër i madh simpatizantësh që po e shijojnë këtë romancë të re brenda shtëpisë.
Por, ndërkohë që publiku e ka përqafuar këtë çift, një detaj i rëndësishëm nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit më të vëmendshëm.
Në llogarinë zyrtare të Vanesës në Instagram, e cila menaxhohet nga familjarët e saj përgjatë qëndrimit në fermë, ka rënë një “heshtje” e çuditshme sa i përket kësaj teme.
Në profilin e saj mungon çdo gjurmë e Indrit. Familjarët kanë zgjedhur të injorojnë plotësisht afrimitetin mes tyre, duke mos bërë asnjë postim të përbashkët dhe asnjë “repost” në Instastory nga videot e shumta që po qarkullojnë kudo.
Në vend të kësaj, ata po publikojnë në mënyrë selektive vetëm momente ku Indri nuk është prezent, duke u fokusuar te klipet ku Vanesa shfaqet e vetme apo duke kënduar.
Ky injorim total i situatës në llogarinë e saj zyrtare është përkthyer menjëherë si një mesazh i qartë: mesa duket, familjarët e Vanesës nuk qenkan aspak dakord me afrimitetin e saj me Indrin.









