spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

“Aferë tradhtie”, përballja e Naimit me vëllain e Liridonës, Leonardi nxjerr deklaratën e fortë

Seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt po vazhdon në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku po dëshmon vëllai i saj, Leonardi, i cili tashmë po përballet me Naim Murselin, vrasësin e akuzuar për krimin e rëndë ndaj motrës së tij.
Gazetari është duke e përcjellur seancën dhe ka dhënë detaje nga ballafaqimi dhe deklarata e fortë e Leonardit për një ‘aferë tradhtie’.

Naim Murseli: E kom një pyetje për Leonardin, për 12 vjet martesë, a është ankuar ndonjëherë motra e tij për mua apo për raportin tonë?

Leonard Ademaj: Jo, nuk është ankuar, përveç, me aq sa mbaj mend, e kishte prekur shumë një aferë tradhtie e Naimit, por ajo vet e kishte zgjidhur…

Naim Murseli: Ju thatë ma herët Leonard që kinse unë pasna qenë në morg me Kushtrim Kokallën, të nesërmen, në sa ora ka qenë kjo vizitë, e panjohur për mua.

Leonard Ademaj: Orën nuk e di, një punonjëse në morg me tha që në mëngjes kanë ardhur Kushtrimi dhe Naimi.

Naimi Murseli: Dy javë para ngjarjes, rreth datës 16 tetor, a kemi shkuar së bashku në Budva, për ta festuar ditëlindjen time, unë ti, bashkëshortja ime, bashkëshortja jote dhe fëmijët, me ftesë timen…

Leonard Ademaj: Po me ftesën e Liridonës.
Naim Murseli: Në aktakuzë peokurorja përmend dy motive, njëra që ka të bëjë me financa dhe kinse me sigurim jetësor që nuk dihet asgjë për atë sigurim jetësor se si janë kushtet. Motivi tjetër që thuhet është kinse Liridona me ka tradhëtuar, cilit motiv i beson Leonard Ademj?

Leonard Ademaj: Motivin kinse Liridona të ka tradhëtuar e ke thënë ti vetë nuk e ka thënë askush. Për sigurim ti e di me mirë se ja ke bërë asaj jo vetës. Po ashtu e din mirë kur i ke thënë babait në shtëpi që ja kam ba një sigurim Liridonës se nesë e gjenë diçka përfitojmë shumë dhe fëmijët sigurohen. Përveç versionit të tradhtisë të dy verzionve të tjera ju besoj plotësisht.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit