Afera milionëshe me tokat e shtetit |Prapaskenat se si policit me grada iu bllokuan dy banesa dhe njohja e tij me të dyshuarit

Skandali i tokave në Veternik, i njohur si pjesë e projektit “Prishtina e Re”, po përfshin çdo ditë emra të rinj nga institucionet publike. Në listën e pronarëve me pasuri të bllokuara ka dalë edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës, Nevruz Hasani.

Hasani figuron në listën e pronarëve me pasuri të bllokuara, ndërkohë që një parcelë e tij prej 600 m² në Veternik është e bllokuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Urdhri gjyqësor ndalon shitjen, dhënien me qira, bartjen apo regjistrimin e pronës deri në vendim përfundimtar.

Lidhja e tij me Afrim Gashin, tregtarin e njohur të tokave dhe një nga personazhet kryesore të skandalit në Veternik, ngre shqetësime të mëdha. Gashi, ishte arrestuar më 25 gusht 2023 për mashtrim dhe falsifikim, dyshohet se ka shitur të paktën 22 parcela, duke përfituar mbi 5 milionë euro, ndërkohë që Hasani ka blerë një prej parcelave për 90 mijë euro, me dokumente dhe transferta bankare që lidhen me Gashin dhe Ylber Hysenin.

Afrim Gashi, në vitin 2023 nga policia, iu gjetën, katër pushkë ajrore, tre pistoleta, mbi 50 fishekë, mbi 450 dosje me dokumente pronësore dhe noterizime, afër 6 mijë euro para të gatshme dhe pajisje elektronike. Ai akuzohet për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, dhe konsiderohet recidivist.

Në deklarimet e tij për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Hasani këtë vit ka raportuar pasuri mbi 500 mijë euro, duke përfshirë shtëpi, disa ara, truall të trashëguar, dy banesa, një garazh dhe një veturë Volvo me vlerë 10 mijë euro. Ai ka vetëm një kredi prej 2,600 euro në ProCredit Bank, ndërsa të ardhurat e tij vjetore nga Policia janë 15 mijë e 556 euro.

Hasani ka bërë një ankesë ndaj portalit Insajderi.org, duke pretenduar se artikujt që lidhin emrin e tij me aferën pronësore cenojnë prezumimin e pafajësisë dhe reputacionin e tij. Por KMShK hodhi poshtë ankesën, duke konfirmuar se raportimi ishte bazuar në dokumente zyrtare dhe burime të verifikuara.

Nexhat dhe Gursel Sadiku i janë drejtuar Inspektoratit Policor të Kosovës më 27 nëntor 2023, duke kërkuar hetimin e Hasanit për veprime kriminale që lidhen me pronat në Veternik dhe Mati 1. Ata dyshojnë për shpëlarje parash, korrupsion dhe shpërdorim të detyrës. Sipas tyre, Hasani ka përfituar nga parcelat e trashëguara padrejtësisht dhe marrëveshjet me kompaninë ndërtimore “Lirimi & ACL”. Ata përmendin prova shtesë, kontrata ndërtimi dhe lidhje familjare e shoqërore mes familjes Hasani dhe Gashi.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit për Gazetën ka thënë se zyrtari policor Nevruz Hasani nuk është përfshirë në kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve publikë dhe se rastet e konfliktit të interesit trajtohen konfidencialisht deri në përfundim të vendimit. Më tutje Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit na ka konfirmuar se këto pyetje i konsideron si denoncim ose raportim.

Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar për gazetën Insajderi se është duke zhvilluar hetime paraprake lidhur me rastin, në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, por pa dhënë detaje të tjera për shkak të integritetit të procesit hetimor.

Lidhur me këto çështje të ngritura, ka folur edhe vetë zyrtari policor, Nevruz Hasani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit