Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nesër, më 30 nëntor 2025, përfundon afati ligjor për deklarimin e partive politike lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Subjektet politike që nuk e kanë dorëzuar ende njoftimin e tyre, kanë kohë deri nesër për të përmbushur këtë obligim zyrtar.
Për informacione shtesë, KQZ ka bërë të ditur se mund të kontaktohet në numrin: 📞 +383 38 200 81 010.






