spot_img
spot_img
Sunday, February 22, 2026
spot_img
spot_img

Aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford arrin në Mesdhe, SHBA forcon praninë ushtarake përballë Iranit

Anija më e madhe dhe më e avancuar e marinës amerikane dërgohet në Detin Mesdhe për të forcuar praninë ushtarake pas përshkallëzimit të tensioneve me Iranin.

Fox News raporton se aeroplanmbajtësja masive amerikane, USS Gerald R. Ford, është parë duke hyrë në ujërat e Detit Mesdhe pas kalimit të Ngushticës së Gjibraltarit. Ky lëvizje bëhet në kuadër të një grumbullimi të gjerë ushtarak të Shteteve të Bashkuara në përgatitje për sulme të mundshme kundër Iranit.

USS Gerald R. Ford konsiderohet si anija luftarake më e madhe dhe më e avancuar e marinës amerikane. Gjatë javëve të fundit, tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit kanë përshkallëzuar ndjeshëm situatën në rajon.

Për këtë arsye, SHBA po forcon praninë ushtarake në Mesdhe, duke shtuar kapacitetet goditëse dhe parandaluese për të mbajtur një presion të qëndrueshëm mbi Iranin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit