Modelja shqiptare, Adrola Dushi, ka mahnitur ndjekësit me fotografitë e saj më të fundit të publikuara në rrjetet sociale.
E veshur me një fustan veror në ngjyrë jeshile të hapur, Adrola është shfaqur elegante në një ambient buzë detit, ndërsa perëndimi i diellit i ka dhënë edhe më shumë hijeshi paraqitjes së saj.
Fotografitë janë komentuar gjerësisht nga fansat, të cilët nuk kanë kursyer komplimentet për stilin, elegancën dhe sharmin që e karakterizon modelen shqiptare.









