Deputetja iu kundërpërgjigj akuzave dhe sulmeve të kryetarit të Skenderajt, duke nxjerrë në pah kontributet dhe arritjet e saj krahasuar me veprimet e tij.
Deputetja Adriana Matoshi i është përgjigjur sot deklaratave të Sami Lushtakut me një reagim të fortë dhe të drejtpërdrejtë. Ajo e nisi mesazhin e saj me ironi ndaj Lushtakut:
“Njihere çika, tani djali, tash edhe baba u qenka lajmru, Sami.”
Matoshi theksoi se për të tregon se si me punën dhe djersën e saj kujdeset për prindërit dhe fëmijët, si shkruan, si luan në filma dhe shfaqje, dhe si merr çmime ndërkombëtare. Ndërkohë, për Lushtakun, sipas saj, “krejt e dimë” – përfshirë mënyrën se si ka blerë toka gjatë dhe pas luftës, si ka marrë tendera, si ka deklaruar pasurinë dhe si ka trajtuar zyrtarët dhe bashkëpunëtorët.
Deputetja theksoi se, ndonëse Lushtaku është kryetar i komunës, ai nuk arrin nivelin e saj moral dhe profesional:
“Ti s’je niveli im, as nuk do të jesh kurrë, sepse unë nuk kam qenë kurrë kaq poshtë në jetë, e as nuk bie kaq poshtë.”






