spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Adrian Kastrati kërkon dorëheqjen e Memli Krasniqit pas formimit të qeverisë së opozitës

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adrian Kastrati, ka bërë thirrje për dorëheqjen e kryetarit të partisë, Memli Krasniqi, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Në një postim në Facebook, Kastrati ka kritikuar udhëheqjen e Krasniqit, duke e cilësuar atë si përgjegjës për humbjen e PDK-së dhe për një opozitë të dobët kundër qeverisë Kurti.

Sipas Kastratit, në vend që të bënte opozitë aktive në Kuvend, Krasniqi ka zgjedhur të mungojë në shumicën e seancave dhe të shpenzojë dhjetëra mijëra euro për reklama në Facebook.

Ai e ka krahasuar këtë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili nuk ka shpenzuar asnjë cent për reklama të tilla, por megjithatë ka arritur të marrë mbi 330 mijë vota në zgjedhje.

“PDK mundet më mirë!” – ka theksuar Kastrati, duke kërkuar që Krasniqi të japë dorëheqje menjëherë pas formimit të qeverisë së opozitës dhe t’i hapë rrugë reformave në parti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit