spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Administrata Trump nis një diplomat drejt Ballkanit, vjen edhe në Kosovë

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka rikthyer fokusin diplomatik në Ballkan, duke dërguar një zyrtar të lartë për një vizitë zyrtare në tri shtete të rajonit – Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë.

Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, ka bërë të ditur përmes një postimi në platformën X se është nisur drejt Ballkanit pas bisedimeve në Dayton dhe Washington.

“Është një përvjetor i rëndësishëm dhe një kohë vendimtare për Ballkanin Perëndimor. Me padurim pres të forcojmë lidhjet mes SHBA-së dhe vendeve të rajonit”, ka shkruar ai, duke iu referuar përvjetorit të Marrëveshjes së Daytonit – marrëveshjes që më 1995 i dha fund luftës në Bosnjë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit