Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka vlerësuar lart rolin dhe performancën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si figurën më të suksesshme pas presidentit historik Ibrahim Rugova.
Sipas Salihajt, Osmani ka treguar sukses të veçantë sidomos në sferën ndërkombëtare, ku çdo takim dhe vizitë e saj ka lënë një përshtypje shumë të mirë dhe ka përfaqësuar Kosovën në mënyrë të denjë, duke mbrojtur interesat e vendit.
“Duke u bazuar në të gjitha zhvillimet e fundit, unë nuk shoh një figurë tjetër që mund të kishte qenë më e suksesshme se Vjosa Osmani,” tha Salihaj në Politiko, duke nënvizuar rëndësinë e performancës së saj në diplomacinë ndërkombëtare dhe përfaqësimin e vendit.








