Kanditja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca ka reaguar ndaj deklaratave të analistit Lirim Mehmetaj gjatë një emisioni televiziv.
Në një postim në Facebook, ajo njoftoi se do t’i drejtohet zyrtarisht Mehmetajt, duke i kërkuar të tërheqë shpifjet dhe të kërkojë falje.
Nëse ai nuk vepron brenda afatit ligjor, Grainca paralajmëroi se do të ngrejë padi për shpifje ndaj tij.
“Nesër do t’i drejtohem Lirim Mehmetajt zyrtarisht dhe do t’i kërkoj që ta tërheqë shpifjen e sontme ndaj meje në emision dhe të kërkojë falje për të. Nëse nuk e bën në afat ligjor, do të dorëzoj padi për shpifje ndaj tij”, shkruan Grainca.








