Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, lihet në burg 36-vjeçari

“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier për 36-vjeçarin e dyshuar si abuzues i vajzës së tij të mitur 12-vjeçare.

Ai mbërriti në ambientet e gjykatës rreth orës 10:00, me kokën ulur, ndërsa ka dhënë dëshminë e tij para trupit gjykues të përbërë nga Prokuror Genci Mane, gjyqtar Nertil Dushku dhe avokat kryesishy.

Në dëshminë e tij në polici, 36-vjeçari pohoi se e ka bërë vetëm një herë një akt të tillë të turpshëm ndërsa ka pranuar se ka abuzuar me vajzën e mitur. Para trupit gjykues 36-vjeçari ka qëndruar gjithë kohën me kokën ulur dhe ka pohuar abuzimin.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka vërtetuar se ai ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën, raporton a2cnn.

Në prononcimin e saj për mediat, edhe nëna e të miturës ka pohuar se abuzimi ka qenë sistematik ndërsa ka kërkuar dënim maksimal për bashkëshortin e saj. Ajo ka pohuar gjithashtu se nuk ka qenë në dijeni më herët dhe gjithçka e ka mësuar pas denoncimit të vajzës në polici.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit