spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Abrazhda: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO pa kushte

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Blerina Abrazhda, ka deklaruar se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO pa kushte.

Ajo theksoi se Shqipëria do të mbështesë gjithmonë aspiratat euroatlantike të shtetit të Kosovës.

“Shqipëria në të gjitha nivelet e lidershipit që nga kryeministri, ministri i Mbrojtjes, ministri i Jashtëm, dhe unë vetë, jemi gjithmonë mbështetës të palëkundur të Kosovës. Patjetër që Kosova duhet të hyjë në NATO, kjo është e pakontestueshme”, tha Abrazhda për EO.

Ajo shtoi se, pavarësisht situatave në veri të vendit, shtetësia dhe sovraniteti i Kosovës nuk mund të vihen në diskutim.

Sipas saj, mbështetja e Shqipërisë nuk është vetëm simbolike apo vëllazërore, por një mbështetje shtetërore dhe strategjike në çdo forum ndërkombëtar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit