spot_img
spot_img
Friday, March 6, 2026
spot_img
spot_img

Abidxhiku: LDK mirëpret dekretin për shpërbërjen e Kuvendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në ora 24:00 pret që të shpërndahet Kuvendi.

“Me keqardhje më lejoni të theksoj që Kuvendi i Kosovës dhe partitë parlamentare nuk kanë arritur të gjejnë konsensusin e domosdoshëm për presidentin e unitetit të popullit të Kosovës. LDK ka bërë përpjekje për të bërë marrëveshje politike, por edhe për të gjetur një konsensus të gjerë”.

Ai tha se LDK mirëpret dekretin për shpërbërjen e Kuvendit.

“Fatkeqësisht ky konsensus ka nënkuptuar më shumë se 80 vota në periudhën që kemi mundur të gjejmë edhe marrëveshje ndërpartiake, por edhe të arrijmë një kandidat me unitet. LDK nuk ka pasur këtë fuqi… Kosova po shkon drejt një procesi të ri zgjedhor. Në orën 00:00 të mesnatës, LDK mirëpret dekretin për shpërbërjen e Kuvendit. Dua të them se jemi futur në këtë proces me vetëdije të lartë edhe shtetërore edhe kombëtare, me vullnet të mirë për bashkë-president”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit