Intervista e Avdullah Hotit ka nxitur reagimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka cituar ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke theksuar rëndësinë e durimit dhe vullnetit në jetë.
“Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj”, ka shkruar Abdixhiku, duke shtuar se “ata që besojnë, qëndrojnë”.
Në fund të reagimit të tij, kryetari i LDK-së ka përfunduar me mesazhin se “koha i vendos gjërat në vend”.
Reagimi i Abdixhikut vjen në një kohë kur me 31 janar pritet të vendoset nëse Abdixhiku do të vazhdoj të jetë kryetar i LDK’së.








