Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur sot mbledhjen e radhës, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, para gazetarëve u shpreh se LDK po hyn në një fazë të re përgatitore për zgjedhje, duke e cilësuar ditën si festive për partinë.
“LDK sot ka festë. Jemi duke u përgatitur për zgjedhje”, tha Abdixhiku, duke shtuar me humor: “Për gazetarët ka kafe, ujë e llokume.”
Më tej, ai ironizoi raportimet se një gazetari të transmetuesit publik, i cili kishte intervistuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, qeveria i ka ndarë 100 mijë euro si donacion.
“Na nuk i kemi për gazetarë nga 100 mijë euro me ju dhënë për intervistë,” deklaroi ai me ironi.






