spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Abdixhiku ‘thumbon’ Kurtin: Sa më të mëdha tubimet tona, aq më të larta britmat e tyre

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se tubimet e mëdha të LDK-së po i rritin britmat e pushtetarëve gjatë fushatës zgjedhore.

Pasi u prit nga një numër i madh i njerëzve në Lugun e Baranit në Pejë, Abdixhiku tha se pritjet e tilla janë shenjë e fitores së LDK-së në zgjedhje.

“Ju falëmnderit nga zemra për këtë organizim madhështor. Për ata që nuk janë sot këtu, na vështrojnë. Ky nuk është tubimi i LDK-së në Pejë! Ky është Lugu i Baranit i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku.

“Por, t’ju them të vërtetën me këto tubime po më bëni pak telashe. Sa më të mëdha tubimet tona, aq më të larta britmat e piskamat e tyre. Ky këtu nuk është tubim, është tërmet politik, është shenjë se fitorja është e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, u shpreh ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit