Abdixhiku thotë se LDK doli e para nga votat e mërgatës: Jemi krenarë, jemi mirënjohës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur mirënjohjen dhe krenarinë për mbështetjen e jashtëzakonshme që partia mori nga mërgata, pas rezultatit të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e fundit.

Me 30,25% të votave nga mërgimtarët, siç thotë ai, LDK doli e para, duke rikonfirmuar se puna e palodhur dhe lidhja e fortë me diasporën janë çelësi i suksesit.

Ai theksoi ndër tjera se ky rezultat është një dëshmi e besimit të madh që mërgimtarët kanë ndaj vlerave dhe vizionit të partisë.

”Ju kujtohet zhurma e madhe para disa muajve rreth mbështetjes për LDK-në nga mërgata? Ja ku jemi sërish, tetë muaj pas, mërgata foli prapë dhe foli qartë!

LDK del e para me votat nga jashtë!

Plot 30,25%, nga gati 30 mijë votues nga jashtë i kanë dhënë mbështetje LDK-së; duke rikonfirmuar edhe një herë se puna e vazhdueshme e lidhja e drejtë që kemi mbysin secilën zhurmë.
Të 8,093 votuesve tanë, ju themi faleminderit! Ky është rezultati me i mirë lokal që LDK merr nga mërgata që mga shpallja e pavarësisë.

Jemi krenar.

Jemi mirënjohës.

Ky rezultat është dëshmi e besimit të madh që mërgimtarët tanë kanë ndaj vlerave, vizionit dhe politikës sonë të përgjegjshme. Ěshtë tregues se besimi mbytë zhurmën, ideali e zhbën propagandën, e Lidhja i qëndron kohës.
Le të vazhdojmë!”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit