spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Abdixhiku: Rugova, shqiptari më i madh i të gjitha kohërave

Kreu i LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 19 të vdekjes.

Abdixhiku tha se në këtë 19 vjetor kujtojmë që rrugëtimi për liri dhe pavarësi e demokraci të një Kosove të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO, BE e miqësi të përhershme me SHBA është domosdoshmëri e kohës.

“Atit themeltar të Republikës së Kosovës njeriu që më urtësi, kokëfortësi me mburrje i priu popullsisë së Kosovës në një periudhë të vështirë ,krijoi aleanca ndërkombëtare dhe arriti që çështjen e Kosovës dhe kauzën e popullit të Kosovës ta bëjë çështje ndërkombëtare drejt lirisë, demokracisë, pavarësisë. Në këtë 19 vjetor kujtojmë që rrugëtimi për liri dhe pavarësi e demokraci të një Kosove të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO, BE e miqësi të përhershme me SHBA është domosdoshmëri e kohës e Kosovës”, tha ai.

Abdixhiku tha se Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, dhe se ai priu me dinjiteti, arriti të krijojë shtetin e Kosovës, si dhe arriti të krijojë një ëndërr pas të cilës rreshtohemi të gjithë pa asnjë dallim

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit