spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Abdixhiku pret mërgimtarët në selinë e LDK-së

Në ambientet e Selisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u mbajt mbrëmja tashmë tradicionale e mirëseardhjes me bashkatdhetarët tanë nga mërgata.

“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, iu uroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve dhe shprehu mirënjohje të veçantë për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe për LDK-në në veçanti. Ai theksoi se mërgata ka qenë dhe mbetet pjesë përbërëse e historisë, zhvillimit dhe të ardhmes së vendit”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

“Mërgata jonë nuk është vetëm një urë lidhëse mes Kosovës dhe botës – ajo është një shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë politik, shoqëror dhe kombëtar. Bashkë, ne ndajmë ëndrrën e përbashkët për Kosovën që duam të ndërtojmë”, u shpreh kryetari Abdixhiku.

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohjen për të gjithë të pranishmit dhe jo vetëm; dhe le ta themi qartë se për LDK-në, mërgata nuk është larg, ajo është gjithmonë pranë, në zemër të vendlindjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit