Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku i është drejtuar qytetarëve të Kosovës me thirrjen që të iu jepet mundësia për përpjekje e tyre dritë në rrugëtimin e përditshëm të qytetarëve.
Abdixhiku po ashtu bëri thirrje që të u mundësohet çlirimi i vendit nga popullizmi, thatësia logjike dhe propaganda e urrejtja e zymtësia.
“U drejtohem qytetarëve të Kosovës me thirrjen që të na jepni mundësinë të bëjmë përpjekjet tona dritë në rrugëtimin tuaj të përditshëm. Na jepni mundësinë të çlirojmë vendin tonë nga popullizmi, thatësia logjike, propaganda e urrejtja e zymtë! Na jepni mundësi që të mos ju ofrojmë këngë për kapje pushke, por të kapim punën e ndreqim vendin më të fundit në kontinent”, tha ai.






