Abdixhiku për qeverinë në detyrë: Popullistë të rrezikshëm, LDK nuk bëhet pjesë e shfaqjeve parlamentare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke e cilësuar pushtetin aktual si popullist dhe të investuar në lojëra e intriga.

Në një postim publik, Abdixhiku ka akuzuar qeverinë në detyrë se ka zvarritur për muaj të tërë krijimin e shumicës dhe funksionalizimin e institucioneve, ndërsa Glauk Konjufcën e ka quajtur “mandatar kukull”, pasi sipas tij nuk ka bërë asnjë përpjekje minimale për qeverisje.

Zvarritën tetë muaj krijim e shumicës e formimin e institucioneve. Na i humbën edhe 15 ditë të tjera me mandatar kukull që s’bënte asnjë përpjekje për minimalisht qeverisje. Nesër, në ditën e fundit, orën e fundit, afatin e fundit, paskan thirrur dy seanca për urgjencën që e shkaktojnë vet me vonesë. Pa asnjë konsultim, pa asnjë komunikim, pa asnjë diskutim”, shkroi Abdixhiku.

Ai shtoi se LDK refuzon qasjen e tillë politike dhe lufton me gjithë qenien e vet këtë logjikë imponimi. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit