Abdixhiku pas takimit me Kurtin e nënkupton se e duan presidentin: Nëse s’kemi marrëveshje, shkojmë në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka dhënë shenja se subjekti i tij politik që udhëheq e do pozitën e presidentit.


Abdixhiku në një konferencë për media tha se LDK dëshiron balanc demokratik dhe kërkon që të ketë rolin e saj në këtë balanc.

“Ky ishte takimi i dytë me vullnet të mirë, me respektim të plotë edhe të rezultatit zgjedhor edhe gatishmërinë tonë si LDK-së që me çdo kusht të shmangim zgjedhjet e reja. LDK-ja qëndron brenda parimeve tashmë të bëra publike: Na duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e dyta të ketë balancë demokratike brenda institucioneve dhe LDK-ja të jetë e përfshirë në këtë balancë demokratike”, deklaroi ai.

“Në qoftë se s’bëhet asgjë, e vetmja gjë e garantuar do të jenë zgjedhjet e reja. Nuk kemi folur për emra konkretë. Në qoftë se deri më datë 6 gusht … LDK s’ka asnjë apetit për kryetarin e kuvendit sepse është figurë ceremoniale. Për çështje të tjera kemi afat kohor shtesë. Sa më herët më mirë që të bëjmë zgjidhje”, tha ndër të tjera ai.

“President koncensual është secili president që i merr 80 vota, LDK-ja duhet të ndihet e përfaqësuar në institucione”, tha më tej Abdixhiku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit