Abdixhiku ofron dorëheqjen, do të trajtohet në Kuvendin e LDK-së: E kam obligim moral dhe politik që të marr përgjegjësinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se do të ofrojë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë, pas një takimi me nënkryetarët e LDK-së, ku u diskutua rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Në konferencën për media, Abdixhiku tha se gjatë takimit janë trajtuar të gjitha çështjet politike dhe hapat që e presin partinë në të ardhmen. Ai bëri të ditur se është vendosur që fillimisht të thirret Kryesia e LDK-së dhe më pas Kuvendi i partisë.

“Trajtuam të gjitha çështjet politike dhe të ardhmen që na pret në vijim. Siç ju kam njoftuar edhe sonte, kemi vendosur që të thërrasim Kryesinë e LDK-së dhe më pas Kuvendin e LDK-së”, tha Abdixhiku.

Ai theksoi se, si kryetar i partisë, ndjen obligim moral dhe politik për të marrë përgjegjësinë për rezultatin zgjedhor dhe për të hapur një proces të ri organizativ brenda LDK-së.

“E kam obligim moral dhe politik që të marr përgjegjësinë dhe ta shtroj tutje organizimin politik të LDK-së, nëpërmjet ofrimit të dorëheqjes para Kuvendit të LDK-së”, u shpreh ai.

Sipas Abdixhikut, ky vendim synon reflektim të brendshëm dhe riorganizim politik të partisë për sfidat e ardhshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit