Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, s’ka arritur të renditet i pari në shtatë komuna nga lista zgjedhore e partisë së tij.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Abdixhiku është renditur i dyti në komunat: Gjilan, Kaçanik, Obiliq, Rahovec, Skenderaj, Malishevë dhe Mamushë.
Rezultatet tregojnë se në këto komuna, votuesit e LDK-së kanë favorizuar kandidatë të tjerë të listës, duke e lënë kryetarin e partisë në pozitën e dytë, ndonëse mbetet një figurë kyçe në drejtimin e partisë.















