spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Abdixhiku: Nuk kam dashur të bashkëpunoj veç me VV-në, ose veç me PDK-në, prandaj propozuam qeveri tranzitore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për propozimin e tij për një qeveri nacionale tranzitore.

Ai e ka cilësuar atë si një përpjekje për të kapërcyer bllokadën politike dhe mungesën e rezultateve nga takimet e deritashme ndërmjet partive.

“Për të kapërcyer këtë repitesion të takimeve pa prodhim, rezultat politik, të një qeverie që nuk ka legjitimitet dhe me qëllimin të krijimit të një uniteti nacional që e shuan polarizimin e rëndë, ne kemi thënë hajde të bëhemi krejt bashkë. Jo pse duhemi me njëri-tjetrin, sepse po të doja të isha në koalicion me ty ose me ty do të kishim qenë në qeveri, potencialisht deri më tani – por as me ty, as me ty dhe asnjërin sepse nuk kemi shumicë. Nuk dua të punoj me ju dhe s’kemi shumicë me tjerë – ne kemi propozuar një zgjidhje që nuk është refuzuar në radhë të parë nga të gjithë, por që duket se më shumë ka mbizotëruar nevoja e protagonizmit sesa logjika”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se qëllimi i këtij propozimi është tejkalimi i krizës aktuale institucionale përmes një qeverie me bazë të gjerë, që do të kishte legjitimitet dhe fokus në stabilitetin politik dhe konsolidimin institucional.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit