Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ndërsa po zhvillon takime me përfaqësues politikë në Prishtinë, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është bërë e ditur se nuk do të jetë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ai që do të marrë pjesë në takim me diplomatin amerikan.
Pas përfundimit të seancës së 46-të konstituive të Kuvendit, Abdixhiku tha për media se, për shkak të një udhëtimi, në takim me Hanrahan do ta përfaqësojë shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami.






