spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Abdixhiku nga vizita e biznesit në Pejë: Politikat tona do të drejtohen nga ta, sepse besojmë në zhvillim

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot kompaninë Gemix në Pejë.

Kreu i LDK-së vlerësoi lart suksesin e kësaj kompanie duke e quajtur “shembull të sipërmarrjes inovative dhe përkushtimit ndaj cilësisë në industrinë e ndërtimit; me 70 të punësuar që mbulon tregun në Kosovë, por që është edhe eksportues i suksesshëm në Ballkan dhe në Europë.”

Abdixhiku theksoi rëndësinë e mbështetjes për bizneset vendore, duke premtuar politika që i trajtojnë ato si partnerë të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Me qeverinë tonë të ardhshme, bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë në zhvillimin e Republikës; jo të gozhdohen e shantazhohen! Politikat tona do të drejtohen nga ta; sepse besojmë në zhvillim, sepse jemi të djathtë! Bashkë me ta, do ta ndërtojmë të ardhmen e ndritur për Kosovën dhe për qytetarët tanë!” – tha Abdixhiku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit