Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoves dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar hapjen e zyrave të reja të partisë në Skenderaj, duke e cilësuar këtë si pjesë të misionit të LDK-së historik për shtrirjen e rugovizmit dhe përfaqësimit qytetar.
Ai tha se në Skenderaj ndjehet fortë pesha e historisë, e sakrificës dhe qëndreses shqiptare që nga Shaban Polluza, Familja Jashari, te vëllëzrit Geci e veprimtarët historikë të LDK-së.
Abdixhiku i shprehu urime kryetarit të LDK-së në Skenderaj, Fadil Geci, ku i kërkoi që zgjerimi i LDK-së të bëhet në të gjitha nëndegët e kësaj komune.
Postimi i plotë:
Në Skenderaj të Drenicës, hapëm zyrat e reja të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si pjesë e misionit tonë historik për shtrirjen e rugovizmit dhe përfaqësimit qytetar.
Mes kësaj vatër të djathtë, që i dha vendit patriotë të pushkës e dijes – nga Shaban Polluzha, te Familja Jashari, te vëllezërit Geci e veprimtarët historikë të Lidhjes, ndjehet fort pesha e historisë, e sakrificës dhe e qëndresës shqiptare.
Sot, në këtë tokë krenarie e dinjiteti, po ndërtojmë një kapitull të ri përfaqësimi. Me respekt për rrënjët, me besim te njerëzit dhe me bindjen se edhe Drenica meriton zërin e saj të fuqishëm në projektin tonë të bashkimit, zhvillimit dhe shtetndërtimit.
Fadil Gecin e urova per punën, angazhimin e përkushtimin në çdo hap të organizimit gjeografik të LDK-së. I kërkova shtrirjen ne nëmdegë në secilin fshat të kësaj komune që i ka dhëne aq shumë Kosovës.









