spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Abdixhiku në Lipjan: Kemi 5 miliardë euro investime kapitale për katër vjet

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, të mërkurën ka vizituar nënkalimin e parkingut të Lipjanit të realizuar nga kryetari i komunës Imri Ahmeti.

Sipas Abdixhikut ky projekt ka zgjidhur çështjen e parkingut për të gjithë qytetarët me punë në qendër të qytetit.

Ai ka shtuar se kanë 5 miliardë euro investime kapitale për katër vjet.

“Qëndrova në Lipjan. Aty, me Imri Ahmetin, vizitova projektin e fundit kapital të tij dhe ekipit të tij, nënkalimin e parkingun e qytetit. Projekt që ka zgjidhur çështjen e parkingut për të gjithë qytetarët me punë në qendër të qytetit. Mes qytetarëve e mbështetësve të shumtë, që na prisnin aty, tregova se si fokusi ynë është në projekte që madhore që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve tanë! Prandaj kemi plot 5 miliardë euro investime kapitale për katër vjet, në programin më ambicioz që ka pasur Kosova ndonjëherë.Dhe me ekip sikurse Imriu, që e nisë e përfundon një projekt si ky krejt vet, pra pa asnjë ndihmë financuese nga qendra; realizimi i qëllimeve tona – e që janë qëllime të vet qytetarëve – është krejt i lehtë!Besoni në Kosovën!Bëhuni Ndryshimi”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit