Abdixhiku: Më 12 tetor qytetarët e Prishtinës dhe LDK bëhen një, Prishtina duhet; s’lakmohet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sonte nga dega 4 e kryeqytetit deklaroi se në kryeqytet po vuloset lidhja e kësaj partie me qytetarët.

Ai shtoi se me 12 tetor qytetarët e Prishtinës dhe LDK bëhen një.

“Prishtina sonte, Dega 4, ishte krejt e qartë.

E qartë për fitoren tonë.

E qartë për Përparim Ramën.

E qartë për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në Kryeqytet kanë nisur gjithmonë ëndrrat e ndryshimet e mëdha. Në Kryeqytet po vuloset lidhja jonë me qytetarë. Më 12 tetor qytetarët e Prishtinës dhe LDK bëhen një. Dhe këtë lidhje tonë s’ka forcë që e mdalë tashmë!

Ju faleminderit për një mbështetje të paharrueshme. Ju faleminderit që po i jepni shtytje vizionit dhe rrugës tonë. Ju faleminderit për këtë bashkëudhëtim për qytetin që të gjithë e dojmë!

Prishtina duhet; s’lakmohet!”, shkroi Abdixhiku

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit