Abdixhiku, Kurtit: Mos më çoni më njerëz, as asgjë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të kërkojë nga ai që të hyjë në bashkëqeverisje.

Deklarata e Abdixhikut erdhi pas komenteve të deputetëve të VV-së, Hekuran Murati dhe Agim Bahtiri, të cilët thanë se “populli e ka votuar Albinin, populli e ka thënë fjalën”.

Me ironi dhe publikisht, kreu i LDK-së i kërkojë Kurtit të mos e lus më për bashkëqeverisje.

“Populli e ka thënë, hahah… Po bëne bre Kuvendin! Mos na thirrni 30-40 herë, lëreni të bëjmë opozitë – ne jemi të lumtur! Nëse nuk mundeni me letra, mos na dërgoni. As njerëz mos çoni. Qetash po ju them: mos më çoni asgjë. Unë e jap fjalën njëherë, kuptojeni këtë gjë,” u shpreh Abdixhiku.

I pyetur për takimet e deputetëve të LDK-së me ata të Vetëvendosjes, Abdixhiku u shpreh i bindur se asnjë deputetë i tij nuk e tradhton partinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit