Abdixhiku kërkon hetim për faturimin e rrymës: Kur shteti dështon, padrejtësia hyn në çdo shtëpi

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me gjetjet e prezantuara për energji nga kjo parti, duke i cilësuar ato alarmante.

Sipas tij, verifikimi i 884 njehsorëve tregon se 87% e tyre llogarisin gabimisht kohën, duke faturuar energjinë më shtrenjtë edhe gjatë natës.

“Kur shteti dështon, padrejtësia hyn në çdo shtëpi. Ajo që u prezantua dje në konferencë nga Departamenti ynë për Energji, përmes anëtarit tonë Visar Azemi, është alarmante. Qytetarët po paguajnë më shtrenjtë jo sepse konsumojnë më shumë, por sepse sistemi i matjes po keqllogaritë.

Nga verifikimi i 884 njehsorëve që aktivistët tanë kanë bërë, 87% rezultojnë të llogarisin kohën gabimisht, duke faturuar energjinë me tarifë të shtrenjtë edhe gjatë orëve të natës. Kjo nuk është më rastësi. Është dështim sistemik”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ka theksuar se kjo nuk është rastësi, por dështim sistemik që po rëndon qytetarët.

Ai ka kërkuar hetim të menjëhershëm, përgjegjësi institucionale, kompensim për qytetarët dhe ndaljen e rritjes së tarifave deri në zbardhjen e plotë të situatës.

“Prandaj, LDK i fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët e tyre. Ne zotohemi se këtë çështje do ta ndjekim në të gjitha nivelet institucionale, deri në vendosjen e drejtësisë për çdo qytetar.
LDK kërkon hetim të menjëhershëm, përgjegjësi institucionale, kompensim për qytetarët dhe ndaljen e çdo rritjeje të tarifave deri në zbardhjen e plotë të gjendjes reale”, shkruan Abdixhiku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit