Abdixhiku i kërkoi Kurtit “postin e presidentit dhe tri ministri”, vjen reagimi i LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka demantuar deklarimet e komentatorit politik Albatros Rexhaj rreth diskutimeve në takimin e së hënës mes Lumir Abdixhikut dhe Albin Kurtit.

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj i ka hedhur poshtë deklaratat e Rexhajt kinse LDK-ja i ka kërkuar LVV-së postin e presidentit dhe tri ministri për zgjidhjen e ngërçit aktual politik.


“Shpifja e qëllimshme nuk është analizë, por dezinformim dhe manipulim”, ka thënë Zogaj.

“Deklaratat e tilla, pa fakte dhe pa përgjegjësi, janë tentativë për me e mashtru opinionin dhe për me kriju narrativë të rreme”, ka vazhduar ai.

Sipas Zogajt, LDK është konsistente në qëndrimin e saj për një president konsensual.


“LDK ka qenë e qartë dhe konsistente: Presidenti duhet të jetë konsensual, ose duhet të dalë nga një marrëveshje politike. Por, nuk jemi aty ende!”, ka përfunduar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit