Abdixhiku i drejtohet edhe një herë Kurtit: I tregon kushtin që ka për ta propozuar Osmanin për presidente

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është drejtuar kreut të VV-së, Albin Kurti, edhe përmes një postimi në ‘facebook’.


Abdixhiku ka thënë se ka zgjedhur këtë mënyrë për t’iu drejtuar meqë po komunikohet në distancë.

Kryetari i LDK-së i ka thënë Kurtit se nëse i garanton 66 votat e tij, LDK mund ta propozojë Vjosa Osmanin për presidente.


Ky është postimi i tij i plotë:

“I nderuar Kryeministër Kurti,

Meqë po komunikojmë në distancë,


Ju lutem përcaktohuni a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në. Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë.

Por, nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot pergjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të.

Ju faleminderit!”, ka shkruar Abdixhiku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit