Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se do të marrë pjesë në takimin e orës 13:00 të thirru nga presidentja e Kosovës, për të caktuar datën e zgjedhjeve.
“Shumë shkurt, meqenëse jemi në një ditë shumë të jashtëzakonshme dhe tani çështjet politike në këtë tempull s’kanë vend. Po, kemi takim në ora 01:00. Nga këtu do të shkojmë, pas vizitës te Bacë Rifat në kullë, do të shkojmë tek takimi i Presidentes për caktimin e datës së ardhshme të zgjedhjeve dhe aty besoj se do të deklarohem para medieve. Lavdi, lavdi për këtë ditë e për epopenë e UÇK-së. Ju faleminderit”, tha Abdixhiku.








