Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Haki Abazi ka thënë se e mira e gjithë rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, është se Lëvizja Vetëvendosje nuk mundet të formojë qeverinë e vetme.
Abazi shtoi se katër vjet të qeverisjes Kurti, treguan se një lloj monopoli që siguron autokraci dhe shpërbërje të demokracisë në Kosovë.
“Të gjithë fushatën elektorale po duket se e ka kornizuar një proces i cili ka dalë me shumë të panjohura, ku pastaj për koalicionin tonë nuk ka qenë fare e pritshme dje ne jemi në pritje të numërimit të të gjitha votave, për me e pa se çka ka ndodhur me gjithë procesin e votimit, ku janë mangësitë dhe çka ka ndodhur në rrugë e sipër”, tha ai.
“E mira sido që të jetë, është se asnjëra prej partive politike, as Vetëvendosja nuk mund të bëjë qeveri e vetme, sepse katërvjeçari i kaluar ka treguar se një lloj monopoli, siguron autokraci dhe shpërbërje të demokracisë në Kosovë”.








