Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë sot një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm.
Takimi mbahet në selinë qendrore të Aleancës duke filluar nga ora 17:00, sipas njoftimit.
Ky takim partiak i AAK-së vjen vetëm një ditë para përfundimit të afatit për përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë, e cila duhet të dorëzohet në KQZ më së largu deri nesër para mesnatës.
Në mbledhjen e KP të AAK-së pritet të diskutohen edhe përgatitjet finale për Kuvendin Zgjedhor të partisë.









