AAK refuzon pjesëmarrjen në seancat e nesërme, Berisha: Nuk e kemi dëgjuar kurrë Presidenten

Kuvendi i Republikës së Kosovës, nesër do i mbajë dy seanca. E para do të jetë fjalimi vjetor i Presidentës së shtetit, Vjosa Osmani, drejtuar deputetëve të Kuvendit, i cili fillon në ora 09:30 dhe seanca e dytë do të jetë Shqyrtimi i dytë i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Nga partia opozitare, AAK kanë konfirmuar mospjesëmarrjen e këtij subjekti politik, në dy seancat e nesërme.

‘’Nuk besoj se do të marrim pjesë. Nuk marrim pjesë’’ tha deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

I pyetu se përse po e refuzojnë pjesëmarrjen në seancën e fjalimit të Presidentës Vjosa Osmani, Berisha tha se nuk e kanë dëgjuar kurrë të parën e shtetit.

‘’Nuk e kemi dëgjuar kurrë na Presidenten bre’’ tha deputeti i AAK-së.

Deputeti Berisha ka konfirmuar edhe mospjesëmarrjen në seancën ku do të diskutohet projektbuxheti për vitin 2025. I pyetur për këtë se a do e refuzojnë pjesëmarrjen, , ai tha shkurtimisht se po, do e bëjnë një gjë të tillë.

‘’Po’’ u shpreh shkurt Berisha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit