AAK sot ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet lokale të tetorit.
“Lista e kandidatëve të AAK përbëhet nga figura të dëshmuara, që kanë pas vetes jo vetëm përvojë, por edhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së, sot me votë unanime ka miratuar nominimet e 5 kandidaturave të fundit për kryetarë komunash, filluar nga Enver Hoti për Malishevë, Hafize Sallahu për Kaçanik, Mensut Ademi për Vushtrri, Ali Krasniqi për Obiliq dhe Beqir Kiqina për Drenas, me të cilët mbyllet cikli i kandidaturave të Aleancës për zgjedhjet lokale 2025.
Aleanca më herët kishte zyrtarizuar kandidaturat për 19 komuna të tjera.
Lista e kandidatëve të AAK përbëhet nga figura të dëshmuara, që kanë pas vetes jo vetëm përvojë, por edhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve.
Kandidaturat e miratuara janë si më poshtë:
Ardian Gjini – Gjakovë
Ali Berisha – Pejë
Bali Muharremaj – Suharekë
Smajl Latifi – Rahovec
Zenun Elezaj – Klinë
Bashkim Ramosaj – Deçan
Bekë Berisha – Prishtinë
Ajet Avdyli – Novobërdë
Nazim Gagica – Gjilan
Besnik Krasniqi – Prizren
Xhemile Murati – Ferizaj
Qazim Nimani – Mitrovicë
Faton Jakupi – Kamenicë
Ukë Blakaj – Istog
Agron Kuçi – Junik
Vildane Latifi – Fushë Kosovë
Baki Feta – Podujevë
Labinot Bislimi – Viti
Ilir Tasholli – Lipjan
Hafize Sallahu – Kaçanik
Mensut Ademi – Vushtrri
Ali Krasniqi – Obiliq
Beqir Kiqina – Drenas
Enver Hoti – Malishevë
AAK hyn në këto zgjedhje e bashkuar, me energji të re dhe me besim të plotë në përkrahjen qytetare. Vota për Aleancën është votë për zhvillim, për punë konkrete dhe për një mënyrë të drejtë e të përgjegjshme të qeverisjes.






