AAK: Po të bëhet opozita bashkë, atëherë do të zgjidheshin krejt problemet

Pas VV-së dhe LDK-së, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur konferencë për media, ku shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, ka deklaruar se AAK nuk do të bëhet pjesë e asaj që e ka quajtur “shkatërrim të rendit kushtetues dhe spektakël politik e publik që po zgjat tash e 4 muaj”.

Ai ka thënë se procesi aktual nuk mund të konsiderohet demokratik dhe zgjedhje për president, por sipas tij bëhet fjalë për manipulim të opinionit publik.

“S’bëhemi pjesë e një procesi që veç emrin demokraci e zgjedhje presidentit nuk e ka. Emrin e ka manipulim politik i opinionit publik. Nuk duam të jemi pjesë e krejt e këtij komploti që po i bëhet shtetit në asnjë rrethanë e asnjë moment”, tha Tahiri.

Ndërkohë, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se nëse kjo parti do të kishte rol më të madh, çështja do të zgjidhej për 15 minuta.

Ai ka shtuar se nëse opozita do të bashkohej, sipas tij do të zgjidheshin të gjitha problemet, duke theksuar se kryeministri Albin Kurti po shkakton përçarje.

“Nëse e ndërpresim këtë përçarje të këtij njeriu, atëherë do të ecë përpara Kosova, do të zhvillohet e do të arrijmë të gjitha aspiratat”, tha Berisha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit