AAK-ja publikon listën për zgjedhjet e 7 qershorit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën prej 110 kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Lista e AAK-së për herë të parë që prej themelimit të partisë kryesohet nga Ardian Gjini, ndërsa pas tij është vendosur Bensik Tahiri.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj publikoi të martën listën e partisë në të cilën ai mban numrin 11.

“Sot dalim para jush me listën tonë të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Ky rreshtim shënon një kthesë të madhe organizative dhe politike, duke sjellë para jush një ekip të jashtëzakonshëm e të gatshëm për përgjegjësi të larta shtetërore. Aleanca në të gjitha etapat ka dëshmuar se di të marrë vendime në momente historike. Sot, përballë sfidave të reja, ne kemi guximin dhe vizionin me pa ma larg. Ky është rrugëtimi ynë i përbashkët për ta bërë realitet Andrrën për Kosovën, për një shtet të fortë, të sigurt, të zhvilluar me dinjitet të pacenueshëm, e që i përket secilit”, ka thënë Haradinaj në postimin e tij.

Në top 10-shen e AAK-së janë përfshirë edhe Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Arbër Tolaj, Albana Bytyçi, Burim Ramadani, Avni Arifi, Diellza Kukaj dhe Agim Çeku.

Lista e plotë:

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit