spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

AAK-ja nuk ndyshon qëndrim – Do të marrë pjesë në seancë, por sërish do të votojë kundër Haxhiut

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës po vazhdon, ndërsa sot pritet tentativa e nëntë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar se do të marrë pjesë në seancë, por nuk do ta ndryshojë qëndrimin lidhur me votën.

Deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj, ka thënë se AAK-ja do të qëndrojë kundër kandidaturës së Vetëvendosjes.

“Ne ende u qëndrojmë pas qëndrimeve që i kemi pasë do të shkojmë në seancë, por do të votojmë kundër sërish”, ka deklaruar Kadrijaj për media.

Kjo vjen pas tetë tentativave të pasuksesshme për ta konstituuar Kuvendin, ku Albulena Haxhiu – e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje – nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare. Në seancën e 29 prillit, ajo nuk siguroi përkrahjen as në përpjekjen e gjashtë të saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit