spot_img
spot_img
Sunday, December 28, 2025
spot_img
spot_img

A u krye vrasja e rëndë për motive financiare, flet avokati i Nexhat Vllasaliut që u dënua me burgim të përjetshëm

Avokati i Nexhat Vllasaliut, i cili sot u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit, Bedri Rexhpi, Shemsedin Piraj ka mohuar akuzën se viktima u vra për motive financiare.

Sipas Pirajt, ky vendim nuk ishte i pritshëm, teksa pati kritika për akuzën e ngarkuar duke thënë se e njëjta gjatë procesit është përcjell me mangësi.

“Nuk e kam prit këtë dënim sa i përket klientit tim, Nexhat Vllasaliu. Vendim i rëndë; burgim i përjetshëm; bashkëkryerj. Gjatë shqyrtimit kryesor ne i kemi cek të gjitha të metat që i ka pas aktakuza, fatkeqësisht ato nuk u përfillën”, tha avokati.

Ai ritheksoi faktin se ky vendim nuk është përfundimtar, por vetëm i shkallës së parë, duke shpresuar në lirimin e të dënuarit.

“Mirëpo, ky nuk është vendim përfundimtar. Është vendim i shkallës së parë. Është e pandershme të them që kam prit aktgjykim lirues, mirëpo unë atë e kam kërkuar. E kam kërkuar, i kam cek disa gjëra të cilat konsideroj që nuk janë vlerësuar, mirëpo ajo është çështje e Gjykatës”

Sa i përket akuzës se motivi i kryerjes së vrasjes është financiar, Piraj tha se “unë, atë motiv e kam kontenstuar vazhdimisht”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit