Pas deklaratës së bërë në Prime-n e së martës, ku Selin u shpreh hapur se nuk do t’i bënte përshtypje nëse Gimbo do të largohej nga shtëpia, raporti mes dy banorëve ka pësuar një kthesë të papritur.
Ajo që fillimisht u komentua vetëm si një pëlqim i lehtë, tashmë duket se po shndërrohet në një afrim më të dukshëm mes tyre.
Ditët e fundit, Selin dhe Gimbo janë parë gjithnjë e më shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke kaluar kohë bashkë dhe duke shkëmbyer momente të afërta. Mbrëmjen e kaluar, Selin u ngrit nga krevati i saj dhe u shtri pranë Gimbos, ndërsa ky i fundit zgjodhi ta përkëdhelte banoren, një moment që nuk kaloi pa u vënë re nga të tjerët.
Situata u shoqërua edhe me batuta nga Mateo, i cili ndodhej në krevatin pranë Gimbos. Ai ironizoi situatën duke iu drejtuar Selinit me fjalët: “E shikon çfarë trajtimi?! 10 nga 10”.
Këto momente kanë ndezur diskutime mes banorëve dhe publikut, duke ngritur pikëpyetje nëse mes Selinit dhe Gimbos po lind diçka më shumë se një pëlqim i thjeshtë.








