spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

A po kërcënon indirekt? Vuçiq: Kroacia po armatoset me një shpejtësi dramatike, Serbia e di çfarë duhet të bëjë

Së fundi ditën e djeshme, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka dhënë një deklarim që duket kërcënim indirekt për një vend të rajonit.

Ai të premten duke komentuar marrëveshjen e Kroacisë me Gjermaninë për blerjen e tankeve Leopard, se ekziston një kërkesë e madhe për armatim në rajon, në Europë dhe në botë, dhe se Kroacia po armatoset me shpejtësi të madhe.

Gjatë një vizite në Nish, ai tha se Serbia e di çfarë duhet të bëjë për të ruajtur paqen në rrethana të tilla.

“Ushtria kroate është jashtëzakonisht e fortë dhe një forcë respektabile në rajon, e cila po armatoset me një shpejtësi dramatike. Ne nuk flasim shumë, por e dimë çfarë duhet të bëjmë për të qenë ‘arrë e fortë’ për të gjithë ata që krijojnë aleanca të padrejta ushtarake në rajon, dhe si të kemi një efekt parandalues, për të mbrojtur fëmijët tanë dhe për të shmangur konfliktet”, tha Vuçiq.

I pyetur për komentet në Kroaci lidhur me synimet e Serbisë për të blerë avionë luftarakë Rafale, ai tha se ato komente tregojnë “nervozizëm”.

“Nëse dikush tregon aq shumë nervozizëm për vetëm 12 avionë, atëherë është e qartë çfarë po ndodh në Europë dhe në botë”, u shpreh ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit