Njëri nga kandidatët i cili u përfol më së shumti gjatë fushatës ishte edhe Qëndrim Kryeziu i Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai ra në sy me veprimet e tij si dhe prezantimin e projekteve që thoshte se do t’i realizonte po të bëhej deputet.
Kandidati ka premtuar një teleferik dhe pistë artificiale për sport në Gërmi.
Po ashtu, ka thënë se Rugova mund të bëhet “perla turistike e Kosovës”, me dy propozimet e tij për një liqen artificial dhe një hidrocentral.
Por, duket se votat nuk do t’i mjaftojnë atij për t’u ulur në ndonjëren prej karrigeve të Kuvendit të Kosovës.
Kur janë numëruar 62.17% e votave, Kryeziu i ka marrë 3 mijë e 883 vota.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ai renditet 43-ti nga 110 kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.









