“A po fitojmë”- Hamza i bën thirrje diasporës: Regjistrohuni, votoni #MaMirë dhe ndikoni që Kosova të bëhet ma e mirë

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një video nga një tubim që e pati në fundjavë në Hannover të Gjermanisë.Hamza i pyeti të pranishmit “a po fitojmë”, ndërsa ata u përgjigjën me pohim.

“Po fitojmë sepse kështu po do diaspora jonë, se kështu po duan qytetarët e Kosovës”, tha ai.Hamza iu tha mërgimtarëve se “përtej kontributit financiar” që e japin ata, “do të krijojmë kushte që ju të vini e të investoni në Kosovë”.

Në kuadër të turneut të nëntorit në diasporë, Hamza u prit të shtunën dhe të dielën edhe në Hannover e Köln ku mijëra bashkatdhetarë ai i falënderoi për pritjen dhe mbështetjen që tha se e mori për vizionin e tij në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Hamza i ftoi mërgimtarët që të regjistrohen deri më 26 dhjetor, në mënyrë që të kenë të drejtën e votimit në zgjedhjet parlamentare
Hamza pritet të zhvillojë tubime të tjera në diasporë

https://www.facebook.com/reel/1122428566048983

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit