Sot gjatë ditës u raportua se analisti i njohur, Ermal Sadiku pritet të aderoj në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Media kontaktoi direkt me Sadikun për të mësuar nëse këto raportime qëndrojnë.
Ai në një përgjigje për mediumin tonë tha se nuk ka diçka konkrete.
“Jemi duke bisedu. Ende nuk ka diçka konkrete.”, u shpreh Sadiku.
Sot në LDK u zyrtarizua aderimi i Festim Kabashit, një nga emrat më të njohur të gazetarisë në Kosovë.









