Pas publikimeve në media për takime të paligjshme në burgun e Drenovës mes të dënuarit Laert Haxhia dhe një modeleje, ka ardhur reagimi zyrtar nga avokati mbrojtës, Detar Hysi, i cili i hedh poshtë me forcë këto pretendime.
“Si mbrojtës ligjor i të dënuarit Laert Haxhia, dua të sqaroj opinionin publik se lajmi për takime me persona të paautorizuar është i pavërtetë. Ky i dënuar nuk ka kryer asnjë veprim të tillë”, thuhet në deklaratën zyrtare të avokatit Hysi, drejtuar mediave.
Avokati Hysi kërkon nga mediat kujdes në raportim dhe respektim të procesit ligjor, duke e cilësuar çdo spekulim të mëtejshëm si dëm për procesin hetimor.






